Fshati Pjetërshan, i cili gjendet pak kilometra larg Gjakovës, çdo fundvit dekorohet dhe kthehet në një pamje magjike që ka marrë edhe vëmendjen e mediave botërore, transmeton albinfo.ch.
Fillimi i muajit dhjetor shoqërohet edhe me ndriçimin e dritave në shenjë të festave të fundvitit. Fshati Pjetërshan ka marrë pamjen më të bukur në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Euronews i ka kushtuar një kronikë dekorimit të Pjetërshanit për Krishtlindje dhe Vit të Ri.
Ata madje e kanë krahasuar dekorimin e këtij fshati me pamjen e mrekullueshme që merr New York dhe Moska për festat e fundvitit.
Si çdoherë, edhe këtë vit banorët e kanë stolisur hapësirën rreth famullisë, dhe kjo gjë e ka bërë fshatin piktoresk.
Me pamjen e mrekullueshme që merr në funvit Pjetërshani, është një ide e mirë për ta vizituar dhe shijuar dekorimin e tij përrallor. /Albinfo.ch

https://www.fmimages.net/wp-content/uploads/2020/12/201201_NCSU_14075606_14075768_50000_190630_de.mp4?_=1

