Në Itali, autoritetet kanë regjistruar afër 1.000 të vdekur nga koronavirusi në një ditë, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë të enjten, 993 vdekje janë raportuar tek autoritetet gjatë 24 orëve të fundit, shkruajnë agjencitë e lajmeve, sda dhe dpa .
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në vendin fqinj të Zvcirës tashmë është rreth 58.000, trasmeton albinfo.ch.
Një pamje tjetër shihet sa u përket infeksioneve të reja të koronës. Autoritetet kanë numëruar vetëm pak më shumë se 23.000 raste brenda 24 orësh. Kjo ishte rreth 6.000 më pak se të enjten e javës së kaluar.
Gjithsej në Itali deri me sot janë regjistruar pothuajse 1 milion e 665 mijë raste të infeksioneve me koronavirus.
Kohët e fundit, numri ditor i vdekjeve është luhatur midis 540 dhe 850. Të mërkurën, për shembull, Ministria e Shëndetësisë kishte raportuar 684 të vdekur me Sars-CoV-2.
Rekordi i deritashëm tragjikishte regjistruar nga fundi i marsit, përcjell albinfo.ch. Sipas informacioneve të autoriteteve, atëbotë kishin vdekur 969 njerëz për një ditë nga koronavirusi.