Në raportin e fundit, sipas Jato Dynamics, 1,127,624 makina të reja janë shitur në Evropë muajin e kaluar, që është 7% më pak se në tetor 2019, shkruan Autoblog, përcjell albinfo.ch.
26.8 për qind e numrit të përgjithshëm të makinave të reja të shitura ishin me një formë të makinës së elektrizuar.
Ndërkohë që makinat e elektrizuara më të shitura në tetor ishin hibride, të cilat zënë 32% të automjeteve totale të elektrizuara të shitura.
Shitjet e automjeteve hibride në tetor ishin më të ulëta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, por pjesa e hibrideve plug-in u rrit nga 21% në 24%, ndërsa regjistrimi i modeleve plotësisht elektrikë u rrit nga 21% në 25%.
Modeli më i shitur tërësisht elektrik në tetor ishte Volkswagen ID.3, me 10,475 njësi të shitura.
Në vendin e dytë është Renault Zoe me 9,778 njësi dhe në vendin e tretë është Hyundai Kona Electric me 5,261. /Albinfo.ch