Ilir Fetai, doktor i shkencave kompjuterike, inxhinier zhvillimi në SBB (VIDEO)
0 Likes0 Share
Teknologjitë e reja, projektet e shumta të zhvillimit dhe inovacionet sigurojnë një mjedis pune të sigurt dhe po aq emocionues. Kompania e hekurudhave të Zvicrës (SBB-CFF) sjell një video portret të Ilir Fetait, inixhinierin, doktorin e shkencave kompjuterike! Ilir Fetai është prej të rinjve mërgimtarë që përmes angazhimit dhe vullnetit të çeliktë arrin të kalojë të gjitha […]
Teknologjitë e reja, projektet e shumta të zhvillimit dhe inovacionet sigurojnë një mjedis pune të sigurt dhe po aq emocionues. Kompania e hekurudhave të Zvicrës (SBB-CFF) sjell një video portret të Ilir Fetait, inixhinierin, doktorin e shkencave kompjuterike!
Ilir Fetai është prej të rinjve mërgimtarë që përmes angazhimit dhe vullnetit të çeliktë arrin të kalojë të gjitha stadet e shkollimit. Me sukses kishte përfunduar studimet bazike, magjistraturën dhe doktoratën.
Tani drejton departamentin shumë të rëndësishëm në SBB (Hekurudhat Zvicerane) dhe është i angazhuar si docent në dy Universitete, në Bernë dhe Tetovë.