Dy qytete austriake shfaqen dukshëm në një renditje të 66 qyteteve më të mira për të mërguarit.
Graz doli qyteti i dhjetë më i vlerësuar për të mërguarit në Expat City Ranking 2020.
Sondazhi – i cili merr parasysh mendimet e 15,000 njerëzve në gjithë globin – studion se sa i gjallë është një qytet për punëtorët ndërkombëtarë ose ‘të mërguarit’, shkruan thelocal.at, përcjell albinfo.at.
Ndërsa, kryeqyteti renditet përpara Grazit me dy faktorë kryesorë – cilësia e jetës dhe sa e lehtë është të vendosesh – Graz renditet më lart për sa i përket kostos së jetesës, mundësisë së strehimit dhe jetës profesionale.
Graz renditet i pesti nga 66 qytete për sigurinë e vendeve të punës dhe ulet në të dhjetin për ekuilibrin midis jetës dhe punës.
Në total, 80 për qind e të shpërngulurve në Graz mendojnë se punët e tyre janë të sigurta – dhe një shumë e ngjashme shikojnë pozitivisht ekuilibrin e tyre të jetës dhe punës.
Graz renditet i pesti në gjithë botën për cilësinë e jetës, me transportin publik dhe pastërtinë e mjedisit.
Vjena u rendit si qyteti i tretë më i keq për mirëdashësi pas vetëm Salmiya (Kuvajt) – i cili përfundoi i fundit në përgjithësi. Graz u rendit i 50-ti në gjithë botën për mirëdashësi.
Së bashku me një mungesë miqësie, jeta shoqërore ishte gjithashtu një shqetësim i madh në Austri.
“Nuk është e lehtë të bësh miq. Austriakët kanë tendencë të mos flasin shumë”, tha një mërgimtar nga Afrika e Jugut, përcjell tutje albinfo.at.