Tre vëllezër të vegjël të hënën u kanë shtrirë dorën dhe kanë përqafuar shokët dhe trajnerët e klubit Trepça.
Ata bashkë me familjen sot marrin rrugën e migrimit për në Gjermani, shkruan “Jepi zë”.
Këtë gjë e ka bërë të ditur klubi Trepça, të cilët janë shprehur të emocionuar me këtë lamtumirë.
Joni, Noli dhe Gegë Deva përshkruhen si talentë premtues. Drejtuesit e klubit i kanë uruar që të prekin sukseset më të mëdha.
Njoftimi i plotë i klubit Trepça:
Jon, Nol dhe Gegë Deva sonte u përshēndetën me trenerët e shkollës, sepse nesër marin rrugën e migrimit për në Gjermani, është e vështirë t’u thuash lamtumir në momentet kur ata filluan të rriten me ngjyrat e tyre, ata përveç talentit që posedonin, ishin shumë të afërt dhe të dashur për secilin shoke dhe trener të shkollës, ne si shkollë i falenderojmë prindërit e tyre për korektësin dhe besimin që kishin ndaj neve si shkollë, po ashtu u dëshirojmë shumë suksese.
Jon, Nol dhe Gegë, u përcjellt fati dhe ju dëshirojmë të gjitha të mirat e botës, shpresojmë t’ju shohim në nivele të larta kudo që ndodheni.