Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Chrisrine Lagarde, ka uruar kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, në 15-vjetorin e saj si kancelare e shtetit, shkruan Albinfo.ch.
Lagarde ka vlerësuar lart figurën e Merkelit, duke thënë se ajo është ndër lideret më të respektuara në botë.
“Urime Angela Merkel për 15 vjetët si Kancelare e Gjermanisë. Kancelarja Merkel ndërmori hapa vendimtarë për ta bërë Evropën më të fortë në kohë sfiduese dhe sot është një nga lideret më të respektuara në botë”, ka shkruar Lagarde.