Organizatorët e Eurovisionit kanë konfirmuar se 41 vendet që pritej të merrnin pjesë në maj në Rotterdam të Holandës do të jenë pjesëmarrëse në vitin 2021.
Grupi i Konkursit të Eurovisionit është pajtuar që të mos vazhdojë me një short të ri të alokimit në muajin janar. Kjo nënkupton se të gjitha vendet që ishin caktuar për gjysmëfinalen e parë dhe të dytë do të performojnë në Ahoy Arena më 2021.
Në këtë formë ruhet edhe validiteti i biletave të blera nga fansat e Eurovisionit për edicionin 2020.
Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch