Ndonëse numri i përgjithshëm i rasteve me kornavirus në Zvicër po shënon një ulje, sjhtretërit spitalorë nuk po lirohen.
Kështu, në kantonin e Bernës, të 50 vendet e rezervuara të ventilimit për pacientët me koronavirus tani janë zënë, shkruan srf.ch. Numri i rasteve është ende i lartë.
Që nga kjo fundjavë, të gjitha vendet e rezervuara të ventilimit për pacientët me koronavirus në kantonin e Bernës janë zënë, transmeton albinfo.ch.. Kjo mund të lexohet në statistikat kantonale mbi koronavirusin, të cilat janë aktualizuar të hënën.
Në fillim të nëntorit, numri i vendeve të ventilimit në spitalet e Kantonit të bernës qe rritur nga 33 në 50. Por të gjitha këto vende janë mbushur me pacientë.
Në Kantonin e Bernës aktualisht janë të shtruar 412 pacientë me koronavirus