Sot në Maqedoninë e Veriut është regjistruar përsëri rekord i zi në numrin e vdekjeve dhe në përqindjen e rasteve pozitive.
Siç mëson Alsat-M, sot kanë ndërruar jetë 40 persona si pasojë e infektimit me COVID-19, që është numri më i madh që nga fillimi i pandemisë.
Gjithashtu, sot janë kryer 1683 testime, nga të cilat 591 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, që nënkupton 53 për qind e të testuarve janë pozitivë. Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.