Po zhvillohet miqësorja ndërmjet Belgjikës dhe Zvicrës, ku Nati ka kaluar në epërsi.
Ishte futbollisti shqiptar, Admir Mehmedi, që shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes kundërshtare për të shënuar për 0:1. Ndodhi kjo në minutën e 13-të, shkruan albinfo.ch.
Nga fillimi po paraqitet edhe Granit Xhaka, kurse Xherdan Shaqiri është në bankën rezervë.