Shqipëria ka mundur Kosovën në miqësoren e zhvilluar në Elbasan.
Ishte Bekim Balaj, i cili realizoi një gol të bukur, pas asistimit nga Myrto Uzuni. Ndodhi kjo në minutën e 31-të, shkruan albinfo.ch.
Ky ishte goli i parë, kurse i dyti erdhi në minutën e 63-të pas një kundërsulmi të kuqezinjve, ku shënon Myrto Uzuni.
Ndërkohë, në minutën e 85-të, Vedat Muriqi ka shënuar nga penallti, penallti që e kishte fituar po vetë sulmuesi i Lazios.