Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në paraqitjen e tij të parë para Dhomave të Specializuara, është deklaruar i pafajshëm.
I pyetur nga gjykatësi nëse ndihet fajtor në 10 veprat penale me të cilat akuzohet, Veseli tha se ndihet i pafajshëm në të gjitha pikat.
“Më lejoni të deklarohem, me bindje të plotë, se jam tërësisht i pafajshëm në lidhje me të gjitha pikat e aktakuzës.”, ka thënë Kadri Veseli.