Kosova vazhdon të përfaqësohet në mënyrën më të mirë të mundshme në arenën ndërkombëtare me sportistët tanë që vazhdojnë të jenë ambasadorët më të mirë të vendit tonë.
Xhudistja më e suksesshme në historinë e xhudos në Kosovë, Majlinda Kelmendi, ishte e ftuar në emisionin “Sui Generis”, duke rrëfyer për sukseset në karrierën e saj, shkruan Insajderi, përcjell Albinfo.ch.
“Për neve sportistët ka qenë shumë më e lehtë t’i hapim dyert shtetit tonë, të cilën politika sot e asaj dite nuk mundi. Është shumë më e lehtë t’i bësh bashkë njerëzit, të flasësh për sport, se t’i bësh bashkë e të flitet për politikë”, është shprehur Kelmendi.
Xhudistja me famë botërore, me plot emocion rrëfeu edhe momentin kur flamuri i Kosovës u ngrit në Rusi, ndërsa pati edhe komente, të cilët e emocionuan sportisten, se cilat janë ato, klikoni në videon e bashkangjitur.