Në kuadër të masave më të reja të Qeverisë së Kosovës parashihet edhe pezullimi i transportit publik gjatë kësaj fundjave
Edhe pse pati interpretime të ndryshme të vendimit qeveritar, Ministria e Infrastrukturës u ka kujtuar operatorëve të transportit publik të udhëtarëve të respektojnë vendimin.
“Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin 01/41 të datës 06.11.2020, në pikën 2 të këtij vendimi ka pezulluar disa paragrafë, ndër to paragrafin 14 të vendimit 01/39 të datës 01.11.2020, me ç’rast pezullohet transporti publik i udhëtarëve deri të hënën më 09.11.2020 në ora 05:00.
Lusim operatorët të kenë mirëkuptim dhe të respektojnë vendimin e Qeverisë”, deklarohet nga Ministria e Infrastrukturës.