Ambasada e Kosovës në Londër ka njoftuar së fundmi se do të pezullojë ofrimin e shërbimeve të rregullta konsullore, transmeton albinfo.ch.
Duke u bazuar në vendimin e fundit të institucioneve të Mbretërisë së Bashkuar lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër do të pezullojë ofrimin e të gjitha shërbimeve të rregullta konsullore dhe do të ofrojë vetëm shërbime konsullore emergjente deri me datën 02 dhjetor, thuhet në postimin e Ambasadës.
Ju lutemi, për çdo rast emergjent na kontaktoni në numrin: +44(0) 2074051010 dhe +44 (0) 7961064763, ose përmes e-mail adresës: consulate.london@rks-gov.net dhe embassy.uk@rks-gov.net