Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të mbajë konferencë për media në orën 11:30.
Konferenca do të mbahet në hyrje të Presidencës, është bërë e ditur përmes një komunikate.
Në komunikatë, ndërkohë nuk është njoftuar për çka do të flitet, përcjell albinfo.ch.
Sot gjatë ditës pati zhvillime të mëdha në lidhje me Gjykatën Speciale.
Kadri Veseli, kreu i PDK-së dhe ish-kryetari i Kuvendit, bëri të ditur se sot do të niset drejt Hagës, pasi i është konfirmuar aktakuza. Sot do të niset edhe Rexhep Selimi, shefi i Grupit parlamentar të VV-së.
Ndaj Thaçit ka propozim-aktakuzë nga Specialja, mirëpo ajo nuk është konfirmuar ende.