Është bërë e ditur se Werder Bremen ka “bllokuar” lojtarët për shkak të rrezikut me koronavirus.
Siç raporton gazeta gjermane “Kicker”, futbollistët nuk do të lejohen të luajnë me kombëtaret e tyre deri në përfundim të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Kjo i bie që edhe futbollisti Milot Rashica nuk do të mund të japë kontributin e tij në fushë për kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e muajit nëntor që “Dardanët” pritet t’i kenë ndaj Sllovenisë, Moldavisë, si dhe miqësorja me Shqipërinë që luhet më 11 nëntor në “Elbasan Arena”.
Federata Botërore e Futbollit ka dhënë leje për klubet e tyre që të mos i lejojnë lojtarët të luajnë për vendet e tyre.
Këta janë futbollistët që Bremen nuk do t’i lejojë të luajnë për kombëtaret e tyre:
Marco Friedl (Austri), Milos Veljkovic (Serbi), Milot Rashica (Kosovë), Yuya Osako (Japoni) dhe Josh Sargent (SHBA).