Gazetari austriak, Florian Klenk, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se njëri nga terroristet e sulmit të së hënës në Austri ka rrënjë shqiptare.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se i njëjti ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret ushtarak.
Klenk thotë se ai ishte një nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri, porse ishte penguar të shkojë.
“Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S., është 20-vjeçar, lindur dhe rritur në Vjenë, ka rrënjë shqiptare, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizmit. Terroristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri”, ka thënë ai.
E konfirmon ministri austriak: Njëri prej sulmuesve ishte Kujtim F. nga Maqedonia e Veriut
