565 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit. Gjithsej 154 persona e kanë fituar betejën me virusin Korona, ndërsa në 24 orët e fundit 21 persona kanë ndërruar jetë. Brenda 24 orëve janë kryer gjithsej 1325 teste.
“Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostikuar 32.997 persona, prej të cilëve 21.244 janë shëruar, ndërsa 1025 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi regjistron 10.728 raste aktive me Covid-19”, thuhet në njoftimin e autoriteteve të shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.