Sulmi i djeshëm në mëngjes, pranë kishës Notre Dame në Francë, nxiti reagime të shumta brenda dhe jashtë Francës, ndërsa Macron u zotua se do të vendosë mijëra trupa të tjerë për të mbrojtur vendet kryesore, të tilla si vendet e kultit dhe shkollat. E me viktimat u solidarizua edhe ylli me famë botërore, Rita Ora.
Rita, përmes një InstaStory, është shprehur: “Mendja dhe lutjet e mia janë me viktimat në Nice dhe familjet e tyre”, ka shkruar Rita.
Kujtojmë se sulmi ka filluar rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një meshe në basilikën “Notre Dame”, që është kisha më e madhe katolike në Nice, me ç’rast njërës prej viktimave i është prerë koka.
Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi pranë kishës Notre Dame në Francë. /Albinfo.ch
