Ambasada e Kosovës në Gjermani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur masat të cilat do të hyjnë në fuqi nga 2 nëntori, përcjell albinfo.ch.
Këto do të jenë masat e reja:
– Ndalohen takimet e më shumë se dy amvisërive,
– Ndalohet mbledhja e maksimalisht 10 personave në hapësirë publike (shkeljet do të jenë të dënueshme),
– Ndalohen bujtjet turistike (udhëtimet jo të domosdoshme private këshillohet të mos realizohen, edhe kur janë në pyetje vizitat familjare).
Nga data 2 nëntor deri në fund të muajit në Gjermani ndalohen:
– Shfaqjet (Teatro, Opera, Salla Koncertesh, Kinema)
– Qendrat e kohës së lirë (Panairet, parqet, diskotekat, shtëpitë private)
– Qendrat sportive (Pishinat, bazenet, saunat, qendrat e fitnesit)
– Restoranet (kafenetë, baret, klubet, restoranet) sallonet (sallonet e zbukurimt, masazhës, tattoo-së).