Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është infektuar me COVID-19.
Kurti ka treguar se shkak i simptomave të shfaqura është testuar, për çka ka rezultuar pozitiv.
“Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,
Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak kollë dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti.