Së fundmi, një studim interesant vë re se njerëzit kanë tendencën të zgjedhin ato kafshë shtëpiake që “përngjasojnë” më së shumti me ta dhe Gerrard Gethings, një fotograf profesionist e vërteton 100% këtë.
Në një seri krahasimesh të habitshme të quajtura #doyoulooklikeyourdog dhe #doyoulooklikeyourcat, ai krahason portretet e njerëzve dhe kafshët e tyre shtëpiake dhe nxjerr në pah ngjashmëritë që ata ndajnë.
Nën hashtagun #adukeniporsiqenijuaj dhe #adukeniporsimacjajuaj, fotografitë janë bërë tashmë virale. S’mund të injoroni dhe të mos vini re ngjashmëritë.











