Qeveria franceze ka marrë vendimin për të vendosur shtetrrethim për 2/3 e vendit.
Ligji do të hyjë në fuqi ditën e sotme, pas një rekordi prej 41.622 raste të reja pozitiv me Covid-19.
Totali i të infektuarve ka arritur në 1 milion persona, njëjtë si Spanja dhe Rusia.
Një javë më parë ndërprerja e çdo lëvizje nga ora 21:00 deri në orën 06:00 u aplikua në Paris dhe 8 qytete të tjera, teksa që nga sot masat janë marrë edhe për 38 zona të tjera.