Cristiano Ronaldo ka dalë pozitiv në testin e dytë për koronavirus të enjten dhe si pasojë do të mungojë në përballjen e Juventusit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme.
Ronaldo u infektua me koronavirus në fillim të këtij muaji derisa ishte në detyrë me Kombëtaren e Portugalisë.
Ai po shpresonte se do ta mposhte virusin në kohë për takimin me Barcelonën e Lionel Messit të mëkurën e ardhshme.
Megjithatë, edhe pas nëntë ditëve në karantinë në Torino, Ronaldo ka dalë pozitiv në testin e bërë të mërkurën mbrëma.
Sipas rregullores së UEFA-s, një futbollist duhet të dalë negativ në testin për koronavirus të paktën një javë para ndeshjes, për të pasur të drejtë të luajë.
Sot ishte afati i fundit që Ronaldo të dëshmonte se e ka mposhtur koronavirusin, për ta fituar të drejtën për të luajtur të mërkurën e ardhshme kundër Barçës.