Tragjedia e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në Gjermani, me ç`rast humbën jetën tre persona nga një familje kosovare me qëndrim në Zvicër, ka tronditur komunitetin e këtushëm shqiptar dhe jo vetëm atë.
Në një postim të fundit, Ambasada e Kosovës në Berlin sot ka marrë raportin zyrtar për aksidentin e Meerseburg. Me këtë rast autoritetet gjermane kanë njoftuar që në këtë aksident kanë vdekur 3 persona nga familja K. me shtetësi zvicerane dhe prejardhje nga Kosova, kurse viktimë të katërt nuk ka pasur, transmeton albinfo.ch.
I njëjti gabim është korrigjuar nga autoritetet gjermane.
Ambasada e Kosovës edhe një herë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen K., falënderon policinë e Ravensburg për bashkëpunimin dhe siguron qytetarët që është duke bërë përpjekje që në këto çaste të vështira për qytetarët e Kosovës dhe familjarët e viktimave të jetë e angazhuar për të ndihmuar me çkado që është nevoja.
Për paqartësitë në raportimet e mëhershme Ambasada e Kosovës në Berlin kërkon ndjesë. /Albinfo.ch
