Qeveria e Belgjikës, për shkak të numrit të madh të të infektuarve ka marrë vendim për masa të reja kufizuese në tentim për të ndalur përhapjen e COVID-19.
Vendimi është marrë të premten mbrëma, ndërsa do të hyjë në fuqi të hënën, njofton AP.
Është vendosur që të ndalohet qarkullimi nga mesnata deri në orën 5.00, e po ashtu janë mbyllur edhe baret e restorantet për një muaj.
Po ashtu, nuk do të lejohet shitja e alkoolit pas orës 20.00. Belgëve do t’u lejohet të shoqërohen jashtë shtëpisë me vetëm një person jofamiljar.
Po ashtu, të punësuarve u është bërë thirrje që të punojnë nga shtëpitë, kudo që është e mundur.
Belgjika është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi. Mesatarisht gjatë javës së fundit janë regjistruar mbi 6.000 raste të ditë.