Remdesivir nuk përmirëson shanset për mbijetesë nga COVID-19, thotë studimi i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shkruan Daily Mail.
Më shumë se 11.200 pacientë të shtruar në spitale të koronavirusit në gjithë botën u trajtuan me Remdesivir, thuhet tutje. Përveç Remdesevirit, janë përdorur edhe disa ilaçe të tjera në hulumtim.
Asnjë nga ilaçet nuk ‘ndikoi ndjeshëm’ në rreziqet e vdekshmërisë, zbulon raporti.
Ky zbulim është një goditje për të gjithë ata që kanë shpresuar se bota me anë të këtyre ilaçeve po e menaxhon dhe trajton mirë pandeminë që deri më tani ka marrë miliona jetë në mbarë botën.
Këto gjetje godasin veçanërisht SHBA-në, ku ky lloj i ilaçit po përdoret në trajtimin e pacientëve të infektuar.
Kërkimet e qeverisë amerikane kishin sugjeruar që ilaçi përmirëson shanset e mbijetesës, shkurton kohën e shërimit.