Miley Cyrus iu ka premtuar fansave të saj se “së shpejti” do të sjellë këngën e re me Dua Lipën.
Duke folur për radion spanjolle Cadena 100, Cyrus ka thënë se “është një përzierje perfekte e ne të dyjave”.
Gjithashtu ajo shprehet se është shumë krenare për këtë bashkëpunim.
Ky lajm vjen pak javë pasi kishte konfirmuar se në albumin e saj të ri do të përfshihen Dua Lipa e Billy Idol.