Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Greqisë pa asnjë gol.
Megjithatë përfaqësuesja e Kosovës u rrezikua nga një penallti e shkaktuar nga kapiteni i Kosovës Herolind Shala i cili edhe u ndëshkua me karton të verdhë, shkruan Albinfo.ch.
Ishte portieri i Kosovës Aro Muric ai i cili mbrojti penalltinë e ekzekutuar nga kapiteni i Greqisë, Anastasios Bakasetas.