Në situatë të rëndë epidemiologjike është edhe Ulqini. Atje numri i të infektuarve ka shkuar në 149, kurse gjashtë persona kanë humb betejën me Covid-19.
Nga autoritetet është kërkuar që të ndërpriten ahengjet dhe tubimet.
I pari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, theksoi se mosrespektimi i masave dhe tubimet masove, siç janë gëzimet familjare, kanë ndikuar dukshëm në rritjen e numrit të të infektuarve dhe në këtë drejtim ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk u përmbahen rregullave.
“Prej sot nuk ka më paralajmërime, por automatikisht shkojmë me dënime”, tha Nrekiq për Rtk-në, përcjell Albinfo.ch.
Ndër të tjera, masat ekzistuese përfshijnë rregulla më të rrepta për mbajtjen e maskave, distancës, kufizimet në tubimet private dhe mbyllja e lokaleve në orën 22:00.
Në Mal të Zi numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 arrin në 3919 të infektuar. Si pasojë e virusit kanë humbur jetën 202 pacientë.