Votimi në parim i projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për automjete ka dështuar në votim.
30 deputetë votuan për, 10 ishin kundër dhe pati vetëm një abstenim.
Votimi do të përsëritet në seancën e radhës.
Sipas Vetëvendosjes, ky projektligj parashihte heqjen e homologimit për veturat që vinin nga Evropa, por partitë në pushtet kanë kundërshtuar, duke kërkuar që të pritet propozimi i Qeverisë.