Kërkimi mbi redaktimin e gjenomit, një metodë e rishkrimit të kodit të jetës, e njohur gjithashtu si CRIPSR-Cas9, fitoi Çmimin Nobel në Kimi për vitin 2020, duke nderuar për këto kërkime Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna, njoftoi Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.
E njohur si “gërshërë gjenetike”, teknologjia lejon studiuesit të shkurtojnë kodin gjenetik, duke nxjerrë ose futur pjesë të reja të kodit, ku përpiqen të ndryshojnë ose përmirësojnë përbërjen e një organizmi.
“Kjo teknologji ka pasur një ndikim revolucionar në shkencat e jetës, po kontribuon në terapitë e reja të kancerit dhe mund të përmbushë ëndrrën e shërimit të sëmundjeve trashëgimore”, thuhet në një deklaratë.
Charpentier zbuloi molekulën e tracrRNA, e cila përdoret nga disa baktere për t’u mbrojtur duke çarë ADN-në virale.
Ai u bashkua me Doudna për të rikrijuar aktivitetin e ngjashëm me gërshërë në një epruvetë./DPA