Ekonomia globale është në një formë “më pak të tmerrshme” sesa ishte në qershor, por rrezikon të rrëzohet përsëri nëse qeveritë i japin fund mbështetjes fiskale dhe monetare shumë shpejt, e nuk arrijnë të kontrollojnë koronavirusin dhe injorojnë problemet e borxhit në treg, tha Drejtorja Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva .
“Mesazhi im kryesor është ky: Ekonomia globale po kthehet nga thellësitë e kësaj krize.”
“Por, kjo fatkeqësi nuk ka mbaruar kurrë. Të gjitha vendet tani po përballen me atë që unë do ta quaja “ngritja e gjatë” – një ngjitje e vështirë që do të jetë e gjatë, e pabarabartë dhe e pasigurt,” shtoi ajo.
FMN do të publikojë parashikimet javën e ardhshme, Georgieva tha se FMN po vazhdonte të projektonte një rimëkëmbje “të pjesshme dhe të pabarabartë” në vitin 2021, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch