Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmi është dhënë nga mediat zvicerane, që kanë treguar se ylli shqiptar është në izolim dhe gjendja e tij është stabile, përcjell albinfo.ch.
Ai është dashur të paraqitet në konferencën për media së bashku me përzgjedhësin Vladimir Petkoviq, por nuk do të jetë i pranishëm para ndeshjes miqësore me Kroacinë. Si rrjedhojë, ai do të mungojë edhe në Ligën e Kombeve.
Në Liverpool kanë rezultuar pozitivë edhe Thiago Alcantara dhe Sadio Mane.