Tani i gjithë personeli i lartë qeveritar duhet të bëjë testin e koronavirusit.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka anuluar të gjitha angazhimet e tij, dhe duhet t’i nënshtrohet testit për koronavirus. Kjo pasiqë një bashkëpunëtor i tij i ngushtë i kabinetit qeveritar (emri mbetet anonim) ka rezultuar pozitiv me Covid -19, shkruan heute.at, përcjell Albinfo Austria.
Edhe zëvendëskancelari Werner Kogler (Partia e Gjelbër) dhe gjithë personeli i Sebastian Kurz janë testuar.
Gjithashtu bëhet e ditur se deri më tash Kurz nuk është në karantinë.
Kurz dhe Kogler për herë të fundit janë takuar me personin anonim ditën e mërkurë.