Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq nuk arriti të dalë me fitore në përballje me xhudistën serbe Andrea Stojadinov.
Garuesja kosovare e filloi furishëm sfidën kundër kundërshtares serbe mirëpo u befasua, duke u mposhtur kështu me Ippon.
Kurse, Laura Fazilu dhe Flaka Loxha janë duke vazhduar garat, pasi që deri më tani kanë arritur fitore.
Këto gara janë duke u zhvilluar në Dubrovnik të Kroacisë.