Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 46 raste të reja me koronavirus, shkruan albinfo.ch.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili gjithashtu ka bërë të ditur se nuk ka asnjë rast të vdekjes.
Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Covid 19, si dhe një numër relativisht më të ulët sa u përket të të infektuarve, ku nga 580 teste, 46 kanë rezultuar pozitivë.
Mbroni veten dhe njerëzit që ju rrethojnë!
Respektoni masat anti-Covid për të frenuar përhapjen e virusit!
Me kujdes çdo ditë, e mundim virusin!
Bashkë ia dalim!
Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!