Presidenti i SHBA, Donald Trump, njoftoi në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, mbërritjen e një testi të ri të shpejtë për Covid-19, me një përgjigje brenda 15 minutash.
“Pothuaj 6,5 milionë teste të shpejta do të sigurohen këtë javë”, theksoi Brett P. Giroir, ndihmëssekretari i Shëndetësisë duke shfaqur një demonstrim të drejtpërdrejtë me një tampon.
Presidenti shtoi se “jemi në rrugën e duhur për të shpërndarë vaksinën në një kohë rekord” kundër koronavirusit”.