Franca po përballet me një numër të madh të rasteve me koronavirus dhe një bllokim i ri mund të shihej si zgjidhje.
Qeveria e Francës nuk ka plan të urdhërojë një bllokim të ri mbarëkombëtar për të ndaluar rritjen e rasteve me koronavirus në vend, tha të hënën ministri i Financave, Bruno Le Maire.
Le Maire po fliste në një konferencë për shtyp pas një takimi të kabinetit, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.