Skip to content

Shkollat shqipe në SHBA së shpejti do të nisin mësimin

Në SHBA së shpejti do të fillojnë mësimin shkollat shqipe.  “Children of the Eagle” në Bronks të Nju-Jorkut pritet të hapet në fillim të tetorit, shkruan albinfo,ch. Nxënësit do të jenë të pranishëm fizikisht ose online për të ndjekur orën e mësimit, sipas mundësive. Shkolla e Trashëgimisë Shqipe “Children of the Eagle” vepron në dy […]

Në SHBA së shpejti do të fillojnë mësimin shkollat shqipe.  “Children of the Eagle” në Bronks të Nju-Jorkut pritet të hapet në fillim të tetorit, shkruan albinfo,ch.

Nxënësit do të jenë të pranishëm fizikisht ose online për të ndjekur orën e mësimit, sipas mundësive.

Shkolla e Trashëgimisë Shqipe “Children of the Eagle” vepron në dy qendra në Nju-Jork të SHBA-së.

Për të mbështetur mësimdhënien në shkollat shqipe në SHBA, Qendra e Botimeve për Diasporën ka dërguar falas 725 tekste shkollore dhe të mësimit plotësues, të cilat tashmë kanë mbërritur te mësuesit e atjeshëm.

Fotografia e Qendra e Botimeve për Diasporën