Ligji drakonian i presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, që konsiderohet si një përpjekje për të censuruar lirinë e fjalës në mediat sociale, do të hyjë në fuqi javën e ardhshme.
Interneti, sipas Guardian, është një vend ku ndihet qartë konflikti midis pikëpamjeve liberale dhe autoritare: faqet e rrjeteve sociale nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre mund t’ju çojë në burg.
Mijëra njerëz arrestohen çdo vit për mesazhet e tyre në internet, zakonisht nën akuzat e fyerjes së Turqisë ose presidentit.
Ligji i ri detyron platforma, të tilla, si Twitter, Facebook ose YouTube të hapin një zyrë në Turqi ose të caktojnë një përfaqësues, i cili do t’i japë llogari qeverisë.