Diaspora shqiptare, pavarësisht largësisë, është afër me ndihmat e saj humanitare karshi vendlindjes, shkruan albinfo.ch.
I tillë është edhe Arjan Zoto, një mërgimtar nga Greqia, i cili është vlerësuar nga komuniteti shqiptar në Greqi për veprat e tij humanitare në ndihmë të fëmijëve në vendlindjen e tij.
Para pak muajsh ai mori përsipër transportin falas për në Shqipëri të dy kamioneve kontenierë me ndihma humanitare që u mblodhën nga komuniteti shqiptar në Hania. Kështu ai mundësoi pajisje të ndryshme dhe banka shkollore të nxënësve në Himarë, aty ku ai u lind dhe u rrit, shkruan tutje albinfo.ch.
Komiteti vlerëson se humanizmi i këtij njeriu është për t’u admiruar, ku i cili bënë përsëri një vepër tjetër humane duke marë përsëri transportin falas të bankave të shkollës që janë falur nga pushteti qendror grek për fëmijët minoritarë grekë në Himarë. /Albinfo.ch



