Sot është miratuar vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 756, datë 23.9.2020 “Për Funksionimin e Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën”.
Përmes mbledhjes online të Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën, u komunikua shpallja e këtij Vendimi, i cili ka një rëndësi të posaçme për ecurinë e punës së këtij Komisioni.
Ky komision është ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë”.
Mbledhja u përqendrua në diskutimin e paracaktuar në Kalendarin e Punës së këtij Komisioni, mbi standardet e teksteve mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për mësimin plotësues në diasporë.
Kliko këtu për të lexuar Vendimin e Këshillit të Ministrave: https://diaspora.gov.al/…/V-E-N-D-I-M-Nr.-756-dat%C3%AB…
<