Werderi i kërkon 20 milionë euro për shitjen e përfaqësuesit kosovar, të cilin e pëlqen më së shumti Aston Villa në Angli.
Klubi gjerman është i vetëdijshëm se ylli kosovar dëshiron të largohet dhe po e kërkon një klub adekuat për të.
Aston Villa thuhet se është klubi më i interesuar për shërbimet e vushtrriasit, por deri tash klubi anglez nuk e ka bërë një ofertë të kënaqshme.
Werderi i kërkon 20 milionë euro për shitjen e përfaqësuesit kosovar.
Drejtori sportiv i Bremenit, Frank Baumann, ka thënë mbrëmë se transferimi i Rashicës është ende i mundshëm në javët e fundit të afatit kalimtar.
“Nuk ka asgjë të re. Është e mundur që atë të mos e shohim duke e veshur më fanellën e Werderit”, ka thënë Baumann.
Në Gjermani, Rashicën e pëlqen Leipzigu, kurse në Itali e do Napoli.