Ministria franceze e Shëndetësisë njoftoi të enjten se numri i njerëzve në kujdes intensiv për shkak të koronavirusit u rrit në mbi 1.000 për herë të parë që nga 8 qershori.
Ministria gjithashtu tha se numri i njerëzve me COVID-19 në spital u rrit nga 136 në 5,932.
Kjo tregon për shqetësimet e organeve franceze të shëndetësisë për ecurinë e mëtejshme të pandemisë në Francë, e cila mund të shkaktojë pasoja të rënda, edhe në rrafshin ekonomik.