Zvicra mbështet autoritetet hetimore për të gjurmuar asetet e vjedhura në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Zvicra mbetet e angazhuar për të ndihmuar institucionet kyçe në Kosovë në luftën kundër korrupsionit.
Siç është deklaruar më parë, Zvicra është e bindur se qytetarët e Kosovës meritojnë një të ardhme më të mirë, ku askush nuk është mbi ligjin.
Nga sot, Instituti i Bazelit për Qeverisje – lideri botëror në mbështetjen e autoriteteve hetimore për të gjurmuar asetet e vjedhura – do të ndihmojë Prokurorinë e Shtetit në gjurmimin dhe rimarrjen e pasurive të vjedhura në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Ky bashkëpunim është mundësuar nga mbështetja e UNDP Kosovo ndaj përpjekjeve kundër korrupsionit në Kosovë, e cila synon të forcojë transparencën institucionale, llogaridhënien dhe integritetin, me fokus të veçantë fuqizimin e qytetarëve dhe dhënien e qasjes në informacion. /Albinfo.ch