Shefi i departamentit të sëmundjeve ngjitëse në Zyrën Federale të shëndetit publik (Bag) Stefan Kuster, ka dorëzuar detyrën e tij pas vetëm disa muajsh që e kishte ushtruar atë.
Në fillim të Prillit ai e kishte marrë këtë pozitë nga Daniel Koch, i njohur si “mr. Corona”, transmeton albinfo.ch. Koch kishte vazhduar megjithatë prezantimin e BAG para publikut deri në fund të majit, kur dhe ishte pensionuar. Nga fillimi i qershorit, në vend të tij në konferencat për media paraqitej Kuster.
Sipas raporteve të mediave, BAG konfirmon që Stefan Kuster ka ndërmarrë këtë hap “me kërkesën e tij”.
Në të ardhmen, ai dëshiron të punojë për BAG mbi një mandat dhe të përqendrojë punën e tij në “aspektet epidemiologjike të menaxhimit të krizës”, më së voni deri më 1 dhjetor.
Ai pasohet nga Anne Lévy, e cila do të marrë detyrën si drejtoreshë e BAG më 1 tetor.