Autoritetet e sigurisë në Paris kanë evakuuar Kullën Eiffel, pas dyshimit për bombë.
Policia rrethoi me një kordon sigurie zonën më të frekuentuar nga turistët pas një telefonate anonime për vendosjen e një sasie eksplozivi në një nga monumentet më të vizituara të kryeqytetit francez.
Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në sqarimin e situatës.